BallinaRegjionaleReshitaj takon kryetarin e Vushtrrisë, premton përkrahje për mjedisin

Reshitaj takon kryetarin e Vushtrrisë, premton përkrahje për mjedisin

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me të cilin kanë biseduar për projektet që MMPH-ja po i financon në këtë komunë.

Me këtë rast, Reshitaj ka shprehur gatishmërinë që sipas mundësive buxhetore t’i përkrahë komunat në projektet e tyre zhvillimore e në veçanti në fushën e mjedisit.

Çështje tjetër që u diskutua në këtë takim ishte edhe rregullimi i shtratit të lumit Sitnica.

Ministrja e njoftoi kryetarin e Vushtrrisë se për rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë dhe Sitnicës, ku do të investohen 3 milionë e 50 mijë euro për vitet 2018-2021 ku 200 mijë euro janë paraparë të investohen këtë vit.

“Fillimisht duhet të bëhet një studim fizibiliteti për ta parë se ku saktësisht duhet intervenuar më shpejt. Pas këtij studimi do të nisë pjesa e parë e projektit”, tha Reshitaj.

Sa i përket mbeturinave, ministrja Reshitaj e paraqiti projektin për deponitë ilegale me të cilin do të bëhet largimi i deponive ilegale dhe shndërrimi i tyre në zona të gjelbra.

Ministrja kërkoi nga kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që ta fuqizojë inspektoratin komunal dhe të punojë në tri fushat kryesore që kanë të bëjnë me mjedisin, tokën, ujin dhe ajrin.

Nga ana e tij, kreu i Vushtrrisë Xhafer Tahiri prezantoi disa projekte që komuna e Vushtrrisë synon t’i realizojë, ndërsa kërkoi mbështetje nga MMPH-ja për blerjen e 50 kontejnerëve të mbeturinave për amvisni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz