back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeDeputeti i LDK-së: Më përpara bashkohet Koreja e Jugut me të Veriut,...

Deputeti i LDK-së: Më përpara bashkohet Koreja e Jugut me të Veriut, sesa që jep dorëheqje Haradinaj

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Largimi i Listës Serbe nga Qeveria Haradinaj tashmë e ka vënë në rrezik edhe funksionalizimin e ekzekutivit.

Ndërkohë kryeministri Haradinaj në një konferencë për media gjatë ditës së sotme ku foli për aksionin e djeshëm ku u arrestua Marko Gjuriq, ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, pavarësisht se kush del dhe kush hynë në Qeveri.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili ka thënë se më përpara bashkohen Koreja e Jugut me Korenë e Veriut, sesa që jep dorëheqje Ramush Haradinaj.

Sipas Avdylit Haradinaj nuk mund të qeverisë pas largimit të Listës Serbe.

Reagimi i plotë:

Më përpara bashkohet Koreja e jugut me tē veriut se me ardhë-DORËHEQJA. Tani edhe me 50 deputetë po dashka me qeverisë.Përkrahja për intervenimin e ROSU dhe arrestimit e Gjuriqit po e përkthejka me përkrahjen tonë për qeverisjen e tij. Liderë të paparë kishte pas Kosova,kaq të dashuruar për karrike. Humbja e shumicës vetëkuptohet që smund të qeverisësh edhe nëse stë rrëzon askush. Vetërrëzohesh. Veq ndoshta edhe ka qenë ndonjeri nga ata djemtë e ROSU me maska .Kurrë si dihet. E ateherë duhet me përkrah.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz