back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka: Krejt jena të korruptumë

Milaim Zeka: Krejt jena të korruptumë

Të ngjajshme

Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik...

5 kinezë hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohet i mituri serb që i shoqëroi

Një i dyshuar i mitur, shtetas i Serbisë, është...

Dogana kap mallra të falsifikuara në Vermicë

Gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të...

Gara në Mitrovicë të Jugut | Peci fiton më shumë vota me kusht se Tahiri

Ka përfunduar numërimi i dy vendvotime të votave me...

Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Bllagajë të Pejës

Një shtëpi është bërë shkrumb e hi mbrëmë në...

Deputeti Milaim Zeka thotë se Kosova tash ka ardhur te një kusht që duhet plotësuar për liberalizim vizash, siç është luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Ai ka thënë se para tri ditësh kishte takuar ambasadorin francez, gjerman, italian dhe austriak dhe përfaqësues të tjerë të Brukselit, me të cilët kishte biseduar për kushtin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Për Periskopin ai tregon se çka u ka thënë ambasadorëve të huaj para pak ditësh në Prishtinë.

“Unë kam qenë në Swiss para tri ditëve në një takim me ambasadorët kryesorë: francez, gjerman, italian, austriak dhe përfaqësues të Brukselit. E din çka ju kam thënë në atë takim? Tash kena ardhë te fusha e përbashkët. Krejt jena të korruptumë edhe na edhe ju. Ju na  keni mësu artin me vjedhë, ju na keni korruptu dhe ja mora me fakte. Thanë si? Thash si ka mundësi që BE e ka pasë përgjegjësinë kryesore e ka pasë në drejtësi. Nëse është keq ju i keni faj.  Kur flas me ambasadorë të huaj, i marr shembull konkret këta çka i kanë ba Kosovës. Duke fillu nga Joe Trushler që ka qenë drejtor i KEK’ut gjerman, që i ka vjedhë 5 milionë euro e I ka qitë në konto të veten. Post Telekomin e Kosovës, shkatërrimin e kanë fillu zviceranët dhe suedes, ni Gerard Fisher, jut ham me fakte se jam Vikiliks I këtyre temave prandaj u mundunë me me ulë në Kuvend  se ishte e përgatitur kjo punë dhe të gjithë janë të përzimtë në korrupsion.Ani italianët. Italianët kanë qenë strumbullar i krimit të organizumë në Kosovë, brenda policisë, brenda Prokurorisë, e të gjithave.E kur shkojnë këta në Bruksel, duhet me i çelë letrat e me thanë kadalni, a jemi mirë, s’jemi mirë”, ka thënë Zeka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz