BallinaLajmeFillon takimi i Vuçiqit me përfaqësuesit e Listës Serbe, diskutohet rreth largimit...

Fillon takimi i Vuçiqit me përfaqësuesit e Listës Serbe, diskutohet rreth largimit ose jo nga Qeveria e Kosovës

Të ngjajshme

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Siç raportojnë mediat serbe, takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç me përfaqësuesit e Listës serbe ka filluar sot pas orës 11.

Po sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në takim po marrin pjesë edhe Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Nikola Selakoviç.

Këtë takim e kishte paralajmëruar edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili kishte thënë se pritet të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtejshme në qeverinë e Kosovës.

“Ne do të marrim një vendim të mençur, do të udhëhiqemi nga interesat e qytetarëve”, kishte deklaruar Rakiq.

Sipas mediave serbe, “dhuna dhe sulmi i forcave speciale të Kosovës i kanë shqetësuar serbët në veri të Kosovës”.

Një takim i tillë thuhet se vjen pas arrestimit të drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga njësia speciale e policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Gjuriq pas arrestimit u dërgua në stacionin e policisë në Prishtinë dhe më pas është dëbuar për në Serbi. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz