back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajme“Superdrejtori” që ia aprovoi vetes mbi 30 udhëtime jashtë vendit

“Superdrejtori” që ia aprovoi vetes mbi 30 udhëtime jashtë vendit

Të ngjajshme

Fantastike: Dinamo City e eliminon gjigantin kroat, Hajduk Split

Dinamo City ka arritur kualifikimin historik në play-off të...

Beqa publikon listën e PDK-së për Asamble Komunale të Gjakovës

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe njëkohësisht...

Zjarri i madh përfshin Sllatinën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë....

Enis Berisha në kohën kur ishte drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARRH) kërkesat për udhëtime zyrtare jashtë vendit vetë i aprovonte, gjë e cila përbën konflikt të pastër interesi. Pas një mal shkeljesh, ai është kandidat për anëtar të Bordit të Telekomit të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Enis Berisha në kohën kur ishte drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës (ARRH) vetë bënte kërkesë për udhëtime zyrtare jashtë vendit, vetë i aprovonte.

Gazeta “Zëri” gjatë një hulumtimi ka siguruar të dhëna se si Berisha ia kishte aprovuar vetes mbi 30 kërkesa për udhëtime zyrtare jashtë vendit, të cilat kapin vlerën prej rreth 23 mijë eurove. Madje në njërin nga dokumentet që ka siguruar “Zëri” shihet se Berisha në shkurt të vitit 2016 kishte bërë kërkesë për udhëtim zyrtar në Bruksel, përderisa kërkesa do të duhej të miratohej nga kryesuesi i Bordit. Por, meqë institucioni në atë kohë nuk kishte bord, Berisha ia kishte miratuar kërkesën vetes pa e marr një aprovim nga zyrtarët tjerë kompetentë të institucionit. “Mbi 30 vizitat jashtë vendit të ish-drejtorit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave prej vitit 2014-2016 i kanë kushtuar buxhetit mbi 23 mijë euro”, kanë thënë burime të gazetës.

Mediet po ashtu kanë raportuar më herët për një mal shkeljesh të ish-drejtorit të ARRH-së, Enis Berisha. Ky përpos pagës së drejtorit për dy vjet e shtatë muaj është paguar edhe si anëtar i Bordit të këtij institucioni, ndonëse bordi nuk ka qenë funksional.

Paga mujore e anëtarit të Bordit ka qenë 490 euro, ndërsa në total gjatë asaj periudhe Berisha ka marrë në mënyrë joligjore rreth 16 mijë euro.

Por këtu nuk kanë përfunduar përfitimet e Berishës pasi ai ka marrë edhe pagën e drejtorit edhe 3 muaj e gjysmë pasi i kishte përfunduar kontrata e punës. Atij i ka përfunduar kontrata më 15 korrik të 2016-s, por  ka vazhduar të mbajë këtë post deri më 1 nëntor të 2016-s. Vetëm për këta tre muaj e gjysmë ish-drejtori i ARRH-së është pasuruar me jo më pak se 4865 euro.

Image

 

Për shkak të këtyre dyshimeve për keqpërdorime “Zëri” ka siguruar edhe një dokument, në të cilin dëshmohet se Njësia e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në vitin 2017 ka nisur hetimet ndaj Enis Berishës për këto çështje. “… Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë është duke zhvilluar hetime lidhur me rastin …. ndaj personit Enis Berisha”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz