BallinaLajmeLimaj shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit Gallapeni

Limaj shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit Gallapeni

Të ngjajshme

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë, drejtori i Inspeksionit të Komunës së Suharekës Mejdi Gallopeni, nga fshati Dobërdelan, anëtar i Nismës Socialdemokrate dega në Suharekë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkruar se me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e mikut të tij, Mejdi Gallapenit, shkruan Drenicapress.

Limaj i ka shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit Gallapeni.

Lexojeni të plotë postimin e Limajt:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim, Mejdi Gallapenit.
Mejdiu ishte njëri nga themeluesit dhe drejtuesit e Nismës Socialdemokrate në Suharekë.
Vdekja e hershme e Mejdiut është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë ata që e kanë njohur Mejdiun.
Do ta kujtojmë përherë si një intelektual dhe një burrë i urtë e shumë punëtor me plot energji pozitive.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Nismës Socialdemokrate.
Prehu në paqe miku im!
FL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz