BallinaLajmeElvis Hoxha: Mogherinin pro-ruse i thotë Thaçit në vesh: “I madh je“

Elvis Hoxha: Mogherinin pro-ruse i thotë Thaçit në vesh: “I madh je“

Të ngjajshme

Zyrtarët: SHBA-ja do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të dislokojë mijëra...

Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e parë të pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbjellë lule në...

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Filozofi nga Shqipëria, Elvis Hoxha, që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në një status në llogarinë e tij në Facebook se Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, është pro ruse.

“E kuptoj Mogherinin proruse që i thotë Thaçit në vesh: ‘I madh je. U bëre president me votën e Rugovës. Demarkacionin e nënshkrove me emrin Haradinaj. Hajt, vrap na kry dhe Zajednicën e Mitrovicën’, ka shkruar Hoxha, duke imagjinuar një bisedë mes presidentit të Kosovës e përfaqësueses së BE-së.

“Ndërkohë, kthehet nga Vuçiç dhe i thotë: ‘E kishit të vështirë ta mbanit shqiptarin sa nuk kishte shtet. Tani që i dhamë qeveri e kuvend, e keni kollaj sepse nuk janë përballë jush shpirti dhe historia e një kombi, por vetëm renegatët’”, ka vazhduar statusin Hoxha duke imagjinuar një tjetër bisedë.

“Ndërkohë turma dinake mediatike dhe ajo e naivëve civilë i thotë Lv-së: ‘Mos hidhni gaz kundër institucioneve. Edhe nëse institucionet kanë vulën e tradhtisë, ato janë institucione demokratike’. Një popull i tërë duhet me klithë deri në qiell: ‘Bac u kry! Po të tradhtojmë deri në kockë që të ka mbetë, me dheun që po të tret’”, përfundon statusi i Hoxhës me bisedat imagjinare brenda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz