BallinaLajmeHaradinaj: Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e...

Haradinaj: Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka thënë qytetarëve të Kosovës se me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka heq dorë nga Kulla e Çakorri. Haradinaj, ka takuar ish-pjesëtarë të UÇK’së dhe familjarë të dëshmorëve, të cilëve u tha se lëvizja e lirë do të arrihet pa humbur territor.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Sonte, bashkë me strukturat e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.

Rruga jonë për liri ishte e gjatë dhe plot sakrifica. Sot jemi të lirë, me miqësi të përhershme me Ameriken e partneritet me NATO-n. Jemi në rrugë të mirë drejt Integrimeve në BE. Ju garantoj se asnjëherë nuk kam hequr dorë nga Çakorri e Kulla dhe asnjëherë nuk do ta bëjë. Premtoj se do të korrigjojmë gabimet e bëra dhe do ta përmbyllim këtë sfidë. Si bashkëluftëtarë, kemi dalur nga rrethimi dhe tani, së bashku, do të dalim nga izolimi që u është vënë qytetarëve të vendit. Do ta arrijmë lëvizjen e lirë, por duke e mbrojtur të drejtën e Kosovës në territorin e vet.

Do të qëndrojmë bashkë në këtë rrugëtim. T’u dalim hakut atyre që këtë tokë e kanë larë me gjak!

Lavdi te rënëve për liri!

R.H.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz