back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeAsllan Bajrami mes lotësh kujton 24 Marsin e Dukagjinit dhe NATO-s

Asllan Bajrami mes lotësh kujton 24 Marsin e Dukagjinit dhe NATO-s

Të ngjajshme

Xhavit Haliti, i vetmi nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që garon për deputet

Xhavit Haliti është një nga themeluesit e UÇK-së. Pas...

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...
- Advertisement -

Në një rrëfim për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, gazetari redaktor atëherë i TVSH-së dhe reporteri ngjarjeve të mëdha të kohës, Asllan Bajrami,  mes emocionesh dhe lotësh ka rikujtuar 24 marsin e vitit 1998, fillimit të luftës së hapur në Dukagjin, sulmet e mbi familjen Haradinaj dhe 24 marsin 1999 fillimit e sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe në jugosllavi.

- Advertisement -

‘Ishin ditë të rënda ku morali nuk duhej assesi të mungonte. Ishin rrethana lufte. Nga terreni vinin lajme të rënda por edhe shpresëdhënëse. Fetnete Ramosaj ishte ajo që na i barte informacionet se çfarë po ndodhte në dukagjin. Kishte ndodhur Qirezi, Likoshani, Prekazi dhe tani lufta po përshkallëzohej, fronti i hap edhe në dukagjin. Asgjë s’kisha mundësi të bëja pa kolegët e mi gazetarë. Lufta ishte e pabarabartë dhe e rëndë. Rezistenca e familjes Haradinaj atë ditë në Gllogjan, po na forconte edhe ne që ishim jashtë Kosovës”, kujton Bajrami 24 marsin ’98.

Tutje gazetari i njohur Asllan Bajrami flet edhe për fillimin e sulmeve të NATO-s mbi Jugosllavi.

“Qarku kohor erdhi nga 24 marsi ’98 më 24 mars ’99. Aleanca NATO nisi aeroplanë nga baza e saj në Aviano. Ky ishte lajm i shumëpritur. Ka qenë ora 19:55 minuta kur nga pulti i Televizionit shqiptar, ishte sigla përmbyllëse e edicionit të lajmeve, kam marrë informacionin dhe menjëherë kam urdhëruar kolegen Besa Çeku, që ta kumtoi lajmin e shumëpritur. Rambuje kishte dështuar për serbët sepse ata nuk nënshkruan”, rrëfeu gazetari Bajrami mes lotësh, në ‘Alo Mirëmëngjesi’ tek Radio Dukagjini. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz