BallinaLajmeJa çfarë thotë Mali i Zi pas kalimit të Demarkacionit (FOTO)

Ja çfarë thotë Mali i Zi pas kalimit të Demarkacionit (FOTO)

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Kryeministri Duško Markoviç ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Kufirit Shtetëror midis Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Markoviç ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së kufirit është një lajm i mirë për marrëdhëniet dypalëshe, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit.

“Ne përgëzojmë shumicën parlamentare në Kosovë. Ky është një konfirmim i aftësisë sonë për të zgjidhur shqetësimet e rëndësishme rajonale nga vetja, pa kërkuar ndërmjetësim. Ky është një lajm i mirë për marrëdhëniet tona dypalëshe, për Kosovën dhe perspektivën evropiane të rajonit. Me ratifikimin e marrëveshjes, Kosova përmbush një nga kushtet kyçe për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë se së shpejti do të bëhet një realitet për të mirën e qytetarëve të Kosovës, siç ka qenë për qytetarët e Malit të Zi dhe të vendeve të tjera të rajonit, ka thënë Markoviç në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ai ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi, është e kënaqur që ka kontribuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje duke promovuar bashkëpunimin tradicional të mirë mes Malit të Zi dhe Kosovës.

“Ne jemi të kënaqur që Qeveria e Malit të Zi ka kontribuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes promovimit të bashkëpunimit tradicional të mirë mes Malit të Zi dhe Kosovës, në frymën e vlerave evropiane dhe strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe bashkëpunimin e mirë fqinjësor që Mali i Zi , si një lojtar përgjegjës rajonal dhe anëtar i NATO-s, është duke u zhvilluar”, ka shkruar Markoviç në Twitter./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz