BallinaLajmeKërkohet dorëheqja: Ramush Haradinaj shkeli mbi gjakun e Shkëlzenit dhe Luanit

Kërkohet dorëheqja: Ramush Haradinaj shkeli mbi gjakun e Shkëlzenit dhe Luanit

Të ngjajshme

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Tension midis Trump dhe Netanyahu, kjo është arsyeja

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me...

‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodi, ka...

Pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, kritika të shumta janë hedh në drejtim të kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Haradinaj, u vërtetua që erdhi në pushtet më një kauzë të rrejshme, duke kundërshtuar marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015, nga Hashim Thaçi, e që sipas Haradinajt, me këtë marrëveshje Kosova humb tokë.

Por me të ardhur në pushtet, këtë marrëveshje Haradinaj e pranoi dhe Kuvendi i Kosovës e ratifikoi gjatë ditës së djeshme.

Lidhur me këtë, analisti dhe publicisti Jeton Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Ramush Haradinaj duhet të jap dorëheqje menjëherë, pasi sipas tij me ratifikimin e demarkacionit ai ka tradhtuar gjakun e vëllezërve të tij të vrarë për liri dhe gjithë elektoratin.

Jeton Kelmendi “Mendoj që Ramush Haradinaj nuk ka tradhtuar vetëm elektoratin e tij por më rastin e demarkacionit ai ka tradhtuar gjithë Kosovën. Mendoj se sado pak të kishte Haradinaj një fije fytyre ai do duhet të dorë hiqej nga posti i kryeministrit por edhe nga kreu i partisë se tij dhe për një marrëveshje të tillë që ka bërë në dëme të Kosovës ai nuk do të duhej më kurrë të merrej më politikë sepse po dëshmohet se ai të gjitha i beri vetëm për punë karrige dhe besoj se këtë nuk do t’ja fal as gjaku i Shkëlzenit dhe Luanit dëshmorëve të kombit që ai i ka vëllezër sepse ata nuk u sakrifikuar që ky të mbytej neper kolltukë të buta dhe të shet territore të vendit, sepse nëse ka dashur ashtu është dashur që para tri viteve ta ratifikoj marrëveshjen më Malin e Zi e jo të beja kauza të rrejshme por edhe të dëmshme”, ka thënë Jeton Kelmendi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz