Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervistën që ka dhënë pasi ka udhëtuar në SHBA ka thënë se vizita e tij dhe e Vuçiq atje është rastësi dhe se ata dy nuk janë takuar. Ai ka folur edhe për takimin që do të ketë nesër me Vuçiq në SHBA.
Thaçi ka thënë se Vuçiq ndodhet në Nju –Jork, ndërsa ai në Washington.
“Kjo është krejt e parëndësishme se kush ku gjendet. Unë jam në Uashington. Kam lexuar që ai është në Nju Jork, kështu që ka qenë një koincidencë që ka ndodhur. Por, ne kemi rrugën tonë, kemi angazhimet tona, kemi agjendën tonë, e cila është e ndarë nga ajo e (Aleksandar) Vuçiqit apo e dikujt tjetër. Kështu që i tërë përkushtimi ynë është që si Kosovë të përgatitemi” ka thënë Thaci.
“ Natyrisht që edhe të tjerët kanë arsye që të jenë në OKB apo hapësirat tjera të Nju Jorkut, që të marrin mendimet apo opinionet e të tjerëve, por nga ajo që sot lexova, presidenti Vuçiq shihet që qëndrimi i faktorëve relevantë ndërkombëtarë është super i qartë – në mbështetje të konsolidimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës dhe domosdoshmërisë për arritjen e marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe pajtim mes vendeve dhe popujve tanë” ka shtuar ai.

