Ne momentin që deputetët u rikthyen në Kuvendin e Kosovës, pas dy tentimeve të dështuara për votimin e demarkacionit, ishte deputeti i Vetëvendosjes që hodhi gaz lotsjellës për herë të tretë.
Kësaj radhe u hodh një bombolë gazi ende pa nisur seanca.
Kujtojmë se që nga fillimi i seancës për votimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, kryeparlamentari Kadri Veseli ka ndërprerë punimet dy here, kjo për shkak të hedhjes së gazit nga deputetët e Vetëvendosjes.
Prokuroria veçse ka dhënë urdhër për arrestimin e deputetëve, Drita Millaku, Liburn Aliu, Sali Zyba, Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, njofton Klan Kosova.
