BallinaLajmeEdhe këto dy vende morën mish nga Belgjika

Edhe këto dy vende morën mish nga Belgjika

Të ngjajshme

Kodi Zgjedhor në ngërç politik, kërkohet marrëveshje në Kuvend

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë hyrë në ngërç politik,...

U raportua e zhdukur – Gjendet e vdekur gruaja në Deçan

Është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e...

Agjencia Federale për Sigurimin e Ushqimit në Belgjikë (FASFC) ka njoftuar sot se përveç Kosovës, edhe Hong Kongu dhe Bregu i Fildishtë kanë importuar mish nga kompania e dyshimtë belge “Veviba”, deri në fund të vitit 2016.

Në një raport të lëshuar të hënën, FASFC bëri të ditur se Kosova, Bregu i Fildishtë, Hong Kongu, si dhe Belgjika janë vendet e prekura nga mishi i “Vevibas”, kompanisë belge, një pjesë e mishit të së cilës është konstatuar të ketë qenë me afat të skaduar.

Në këtë raport, Agjencia Federale për Sigurimin e Ushqimit në Belgjikë ka hartuar një listë të shteteve të huaja që kanë punuar me Veviban.

“Eksportet nga Veviba u zhvilluan deri në tetor 2016 në vendet e treta në vijim: Hong Kongu, Bregu i Fildishtë dhe Kosova. Këto vende u paralajmëruan më 9 mars 2018 përmes kanaleve diplomatike”, thuhet në raportin e agjencisë belge.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz