BallinaLajmeRamiz Kelmendi nuk është as në QKUK as në spital të Pejës,...

Ramiz Kelmendi nuk është as në QKUK as në spital të Pejës, por diku tjetër

Të ngjajshme

Një 3-vjeçar aksidentohet në Skenderaj, po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës

Një fëmijë i moshë 3- vjeç është aksidentuar në...

Kaderi “ndez” rrjetin me stilin e saj “boss”

Influencuesja e njohur, Kader Kicaj, ka publikuar së fundmi...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri

Bordi i Transparencës vendosi të ndryshojë sërish të mërkurën...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi nuk po merr pjesë në seancën e Kuvendit, në të cilën pritet të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Në media u raportua se Kelmendi po qëndron në një klinikë në Pejë ku po pastron gjakun në tretman treditor, që ndryshe njihet si dializë.

Por, këtë proces Kelmendi po e kryen në shtëpinë e tij në Pejë. Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Deputeti Kelmendi nuk ndodhet as në QKUK e as në spitalin e Pejës, siç raportuan disa media. Ai është në shtëpinë e tij në Pejë, ku po e kryen dializën në kushte shtëpiake. Kelmendi po i kryjke këto shërbime në shtëpi”, ka thënë Fazliu për Indeksonline.

Kujtojmë se Ramiz Kelmendi po përflitet se ka ndryshuar mendje për demarkacion, dhe se edhe po të ishte në seancë nuk do të votonte pro demarkacionit. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz