Nuk ka lidhje nëse je në orarin e punës.
Lojërat e preferuara nuk bën të ikin.
Kështu ka ndodhur me një polic të Kosovës, i cili i uniformuar ishte futur në bastore për të përcjellë rezultatet e lojërave të futbollit.
Express ka siguruar një fotografi ku shihet një polic i cili po i përcillte rezultatet e basteve në ekranet e televizorëve përballë.
Nuk ka informacione të sakta se në cilën komunë të Kosovës ka ndodhur ngjarja, mirëpo mësohet se personi që e ka publikuar foton është nga Kamenica.
Raste të tilla ku mund të shihni pjesëtarë të Policisë së Kosovës në lokale të basteve janë të rralla, përderisa shpesh është raportuar se ka pasur raste kur policia nuk e ka respektuar orarin e punës dhe e ka shfrytëzuar për nevoja personale.



