Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në Kosovë kanë bërë që në vende të ndryshme të ketë vërshime.
Kështu, sipas disa fotografive që një lexues i ka dërguar në redaksinë e “Indeksonline” shihet se si në fshatin Ranoc të Komunës së Klinës është vërshuar pothuajse i tëri nga shiu.
Lexuesi në fjalë që ka dashur të mbetet anonym ka treguar se Ura e mbuluar nga uji është e pakalueshme për veturat e vogla.
Me këtë rast, fshatrat Ranoc e Leskoc kanë mbetur të bllokuara.

