back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeKDI: Albin Kurti është politikani më model i të rinjve në Kosovë

KDI: Albin Kurti është politikani më model i të rinjve në Kosovë

Të ngjajshme

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit...

BE-ja kundër lëshimit të territorit ukrainas

Presidenti i Ukrainës dhe udhëheqësit evropianë akuzuan sot presidentin...

Zhduket Jashar Jashari në Velani, Shoqata për Kërkim-Shpëtim fillon kërkimet

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar kërkimet për...

Ndahen Ana dhe Kevini? Modelja na prezanton të ‘dashurin’ e ri

Ana dhe Kevini, dyshja e BBVK, janë njëri nga...

Preferencat politike të të rinjve janë të lidhura ngushtë edhe me politikanët e tyre të preferuar, në kuptimin e një modeli që të rinjtë e shohin si më të duhurin për ta ndjekur.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti tryezën e diskutimit “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj”, gjatë së cilës u publikua Raporti i hulumtimit të opinionit lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve.

Sipas këtij hulumtimi, megjithatë përqindja e të rinjve të cilët nuk e shohin asnjë politikan aktual si model që duhet ndjekur, është më e lartë se përqindja e politikanit që shihet si model.

Rezultatet tregojnë se 25.2 për qind e të rinjve nuk kanë asnjë politikan model.

Përqindje më e theksuar e të rinjve që nuk kanë asnjë politikan model vërehet rek të rinjtë e komunitetit serb, me 81 për qind. Kurse pjesa tjetër e të rinjve kanë dhënë mbi 50 emra të politikanëve që kanë model, shkruan Koha.net.

Kësaj liste i prin Albin Kurti, që shihet si model nga 13.7 për qind e të rinjve.

Pas tij, si politikani më popullor është Ramush Haradinaj me 7.8 për qind, Vjosa Osmani me 7.4 për qind, Shpend Ahmeti me 7.3 për qind, Hashim Thaçi me 7 për qind dhe Kadri Veseli me 5.8 për qind.

Bazuar në ndarjen etnike të të anketuarve, politikani model shqiptar është Albin Kurti me 14.4 për qind, ndërsa tek të rinjtë serb Slavko Simiq me 10 për qind.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz