Koalicioni qeverisës nuk i ka votat e sigurta për Demarkacionin. Përveç Nahit Hasanit i cili ende nuk e ka deklaruar votën “Për” apo “Kundër”, është edhe deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj i cili e ka kushtëzuar votën e tij me përfshirjen në Ligj të Raportit të Shpejtim Bulliqit.
Selmanaj edhe në kohën sa ishte kryetar i Deçanit apelonte që të mos votohej Demarkacioni me arsyetimin se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.