back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeLladrovci: Sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar

Lladrovci: Sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar

Të ngjajshme

Fehmi Kupina: Kaltër e bardhë përjetësisht për Prishtinën tonë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka shprehur...

Turqia po fiton ndaj Gjermanisë pas pjesës së parë

Turqia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë...

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar...

Rrahje në një kafene në Gjakovë, një person theret me thikë

Një tentatim vrasje ka ndodhur sot në një kafeteri...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e aprovimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, ka biseduar dhe ka uruar Ali Ahmetin, liderin e shqiptarëve në Maqedoni për këtë sukses të shumëpritur.

Z. Lladrovci ka shkruar në rrjetin social se “sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar kudo që jetojnë, për kultivimin e gjuhës amtare në komunikimin zyrtar edhe në Maqedoni, përdorimi i gjuhës shqipe”.

Ja postimi i plotë i Z. Lladrovci:

“Sapo e urova liderin e shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmetin, nëpërmjet tij të gjithë shqiptarët në Maqedoni, për suksesin e shumëpritur, aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, një të drejte themelore, të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit.
Sot është një ditë e madhe për kombin shqiptar kudo që jetojnë, për kultivimin e gjuhës amtare në komunikimin zyrtar edhe në Maqedoni, përdorimi i gjuhës shqipe!
Gëzuar dhe urime!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz