back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaSportRonaldo e kishte telefonuar Morattin për t’u rikthyer te Interi: Nuk më...

Ronaldo e kishte telefonuar Morattin për t’u rikthyer te Interi: Nuk më deshën dhe zgjodha Milanin

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Njëri nga sulmuesit më të mirë në histori padyshim që është braziliani Luis Nazario De Lima Ronaldo.

Tanimë ish-sulmuesi brazilian ka dalë në pension dhe ka qenë në festën e 110 vjetorit të Interit.

Pas festës braziliani ka folur edhe për ‘tradhtinë’ që i bëri Interit duke kaluar tek rivali lokal Milan.

Por para se të pranonte ofertën e Milanit, ka qenë Ronaldo që iu vetë ofrua Interit por që presidenti i klubit në atë kohë Massimo Moratti e refuzoi.

“Po kaloja një moment të vështirë në Real Madrid dhe kisha nevojë për të luajtur më shumë kjo ishte arsyeja e largimit”.

Ronaldo me fanellën e Interit gjatë një ndeshje në Ligën e Kampionëve përballë Manchester United (Photo/ Getty Images)

“Interi gjithmonë kishte prioritet në zgjedhjen time dhe vendosa ta telefonoj Morattin për ta pyetur nëse më dëshironin përsëri por përgjigja ishte negative”.

41-vjeçari tregon se pas refuzimit të Interit kishte vendosur për ta pranuar ofertën e Milanit edhe pse e pranon se është tifoz zi kaltër.

“Pas refuzimit që pata vendosa t’i bashkohem Milanit por kjo gjë nuk ka ndryshuar asgjë në raportin tim me Interin”.

Ronaldo duke festuar një gol përballë Sienas me fanellën e Milanit. (Photo /Getty Images)

“Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe jam një tifoz i madh zi kaltër”, përfundoi Ronaldo.

Legjenda braziliani në Evropë ka luajtur edhe për PSV Eindhoven, Barcelonën e Real Madridin. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz