back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportDajaku tregon se pse Drenica mund ta fitojë Kupën

Dajaku tregon se pse Drenica mund ta fitojë Kupën

Të ngjajshme

Janë çift? Ja çka i bëri bashkë Afronën e Art Rushitin

Natën e mbrëmshme, disa fotografi në rrjetet sociale kanë...

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Nis hetimi i dy vdekjeve në Pejë

Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Sot në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Çiftet gjysmëfinaliste ishin:

Drenica – Vëllaznimi

Prishtina – Vushtrria.

Pas tërheqjes së shortit të Kupës së Kosovës, futbollisti i Drenicës, Taulant Dajaku ka folur për ‘GazetaBlic’ rreth takimit me Vëllaznimin.

“Është ekip më traditë në Kosovë, ne kemi repsekt për Vëllaznimin, do jetë një gjysmëfinale e fortë pasi edhe ata sikurse dhe ne kemi ardhur deri në këtë pikë me lojëra të mira”, tha fillimisht mesfushori.

“Do shpresojë shumë se ne do dalim triumfues në takimet gjysmëfinale dhe të enderrojmë një finale të madhe që ne fund do na mbushte vitrinën e klubit me një kupë Kosove. Kemi ekipin e duhur këtë vit, për këtë gjë besoj shumë”, përfundoi Dajaku për ‘GazetaBlic’.

Vlen të theksohet se ndeshjet e para zhvillohen më 4 prill, kurse ndeshjet e kthimit me 18 prill.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz