back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKy është vendimi skandaloz i Universitetit të Prishtinës (FOTO)

Ky është vendimi skandaloz i Universitetit të Prishtinës (FOTO)

Të ngjajshme

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, zëri legjendar i gazetarisë sportive shqiptare

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe...
- Advertisement -

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka marrë një vendim skandaloz duke i liruar nga pagesa e përsëritjes së semestrave vetëm studentët të cilët janë të punësuar si personel akademik në Universitetin e Prishtinës, raporton Insajderi.

Në mbledhjen e mbajtur më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli Drejtues i UP-së ka miratuar kërkesën e studentëve të doktoratës në UP, të cilët janë personel akademik të lirohen nga pagesa e përsëritjes së semestrave.

“Studentët e studimeve të doktoratës që studiojnë në UP, e të cilët janë në marrëdhënie të rregullt pune si personel akademik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe që kanë përfunduar ligjëratat dhe regjistrimin e semestrave të rregullt, në përputhje me kohëzgjatjen e studimeve (4, përkatësisht 6 semestra) lirohen nga pagesa e përsëritjes së semestrave”, thuhet në vendimin që Këshilli Drejtues kishte marrë në fund të vitit të kaluar.

Arsyetimi për marrjen e këtij vendimi kishte qenë se personelit të rregullt akademik të UP-së duhet t’iu krijohen rrethana lehtësuese për përfundimin e studimeve.

“Këshilli Drejtues pasi shqyrtoi kërkesën e studentëve të doktoratës në disa njësi akademike të UP-së, e konsideroi të arsyeshme që studentëve të doktoratës të cilët njëkohësisht janë edhe personel i rregullt akademik i UP-së, t’iu krijoj rrethana lehtësues për vazhdimin e përfundimit të studimeve të PhD”, thuhet në vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së.

Më tej në këtë vendim thuhet se studentët që janë personel akademik janë të obliguar të bëjnë pagesën vetëm për mbrojtën e temës së doktoraturës. Përderisa pika tre sqaron diskriminimin që iu bëhet studentëve të tjerë. Sipas kësaj pike ky vendim nuk do të vlejë për studentët të cilët janë nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune si personel akademik në UP./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz