back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmePolicia sekuestron barna me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar

Policia sekuestron barna me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Rukiqi: Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe popullizem

Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe...

Prezantohet Rodgers te skuadra e Arabisë Saudite

Brendan Rodgers është prezantuar te klubi i tij i...

Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar barna me banderola të Serbisë në vlerën e 20 mijë eurove. Me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Sekuestrohet sasi e medikamenteve-barnave të dyshuara për kontrabandë, me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar, në vlerë rreth 20 mijë euro

Dje me datën 05.03.2018, gjatë një operacioni të suksesshëm, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, të asistuar edhe nga njësitet tjera të Policisë së Kosovës, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të gjykatës kompetente, ka kryer operacion policor të bastisjeve në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

Gjatë operacionit policor është gjetur sasi e konsiderueshme e barnave të dyshuara si mallra kontrabandë me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar.

Zyrtarët doganorë dhe zyrtarët e Inspektoratit për produkte dhe pajisje medicionale, kanë ofruar asistencën e tyre gjatë bastisjes, të cilët kanë evidentuar dhe sekuestruar barnat e dyshuara.

Një person i dyshuar është arrestuar në këtë operacion dhe pas intervistimit të tij, me urdhër të prokurorit të rastit nga prokuroria kompetente, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas vlerësimit fillestar vlera e barnave – medikamenteve të sekuestruara është në vlerë rreth 20 000 € (njëzetë mijë euro).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz