Në rrugën “Xhemail Prishtina” në kryeqytet, një shtëpi e vjetër e pabanueshme është rrëzuar. Në vend të ngjarjes ka dalë menjëherë policia. Sipas policisë, nuk ka persona të lënduar nga rrëzimi i shtëpisë, por vetëm dëme materiale. Ajo rrugë, do të jetë e bllokuar për pak kohë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar se kjo shtëpi është shembur rreth orës 10:05, mirëpo nga shembja e saj nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 10:05 kemi marre informate se ne rr.”Xhemjali Prishtina”, një shtëpi e vjetër e pabanueshme është rrezuar. Në lokacion kanë dal njësite e stacionit policor Qendra”, ka thënë Ahmet.
Sipas raportimeve të policisë nuk ka njerëz te lënduar përveç dëmtimit të një veture Passat ngjyrë e zezë e cila ka qenë e parkuar në atë lokacion.
Ajo gjithashtu tha për Express se rruga do të jetë e bllokuar për një kohë.