back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKOMANDANTI QË PRESIDENTI THAÇI NUK E DEKOROI

KOMANDANTI QË PRESIDENTI THAÇI NUK E DEKOROI

Të ngjajshme

Edhe pse mori pjesë në tri luftëra, ai nuk është në mesin e të dekoruarve nga presidenti kosovar Hashim Thaçi me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Kjo nuk është ndonjë hendikep, por një përparësi që tregon se lufta e Harun Aliut ka qenë e pastër dhe jo si e shumicës së dekoruarve nga Hashim Thaçi.

Harun Aliu, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i njohur ndryshe me emrin Komandat Kushtrimi, ka lindur më 20 maj në vitin 1971 në Hasanbeg të Shkupit.

Harun Aliu, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i njohur ndryshe me emrin Komandat Kushtrimi, ka lindur më 20 maj në vitin 1971 në Hasanbeg të Shkupit. Edhe pse mori pjesë në tri luftëra, ai nuk është në mesin e të dekoruarve nga presidenti kosovar Hashim Thaçi me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Kjo nuk është ndonjë hendikep, por një përparësi që tregon se lufta e Harun Aliut ka qenë e pastër dhe jo si e shumicës së dekoruarve nga Hashim Thaçi.

Pas largimit të tij nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, ai në vitin 2006 themeloi partinë Alternativa Kombëtare.

Menjëherë pas konfliktit të viti 2001 në Maqedoni, Harun Aliu ishte arrestuar në Kosovë nga forcat ndërkombëtare, ndërsa vuajti dënim disa vite. Ka qenë pjesëmarrës direkt në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, e më pas si pjesë e logjistikës për armatim dhe mjete tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Njihet si pjesë e rëndësishme e qarqeve ilegale shqiptare, që kanë punuar për çështjen e luftës në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni.

Më 11 maj të vitit 2010, ai së bashku me katër u vra në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit, në një përleshje mes policinë maqedonase

Incidenti kishte ndodhur pasi grupi i armatosur ka qenë duke bartur armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe ka hapur zjarr ndaj policisë. Kushtrimi pas vetës ka lënë djalin e tij Fisnikun.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz