Ish kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati shkruar për procesin e akreditimit të arsimit të lartë në Kosovë.
Ferati ka thënë se ka kohë që kanë qenë të pranishme ndërhyrjet policore dhe politike në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, dhe ka kujtuar se vetëm dy javë më parë ju revokua titulli i doktoratës drejtorit të Universitetit ISPE Avni Mazrrekut për shkak të plagjiaturës.
“Kete postim po e bej për portalet qe u kisha shkruar para 4 viteve lidhur me procesin e akreditimit te arsimit te lartë dhe kur reagova për arrestimin si ne filma, te dy zyrtareve kryesor te AKA! Personit që kishte ngritur “padi” për mito, para dy jave ju anulua doktoratura (Gjermane) për plagjiature dhe falsifiki”, ka shkruar Ferati
Ferati ka thënë se njerëzit më meritor për funksionalizmin e AKA-së, dhe anëtarësimin e saj të plotë në ENQA dhe EQAR, janë ish kryetarja e Bordit Ferdije Zhushi dhe ish drejtori Basri Muja, të cilët ka 3 – 4 vite që janë duke u maltretuar neper gjykata tona, vetëm sepse ishin pengesë e bizneseve.
“Ka kohë qe kam tërheq vëmendjen lidhur më ndërhyrjet policore dhe politike ne Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA). E kam cekë edhe më parë qe njerëzit me meritor për funksionalizimin dhe evropianizimin e AKA-se, anëtarësimin e saj te plotë ne ENQA dhe EQAR, ish kryetarja e Bordit Ferdije Zhushi Etemi dhe ish drejtori Basri Muja qe 3-4 vite janë duke u maltretuar neper gjykatat tona pikërisht se ishin pengese e bizneseve te ndyta te pronareve te disa kolegjeve private te lidhura ngushtë me kastat (kriminale) politike si dhe me strukturat e kriminalizuara ne organet për hetimin e krimeve”, ka thënë ai.
Ferati ka shtuar se nga EQAR nga Agjencia e Akreditimit Kosovarë konstaton gjendjen alarmante për shoqërinë tonë përgjithësisht.
“Ndërsa përjashtimi i AKA nga EQAR-i e sigurisht shpejt edhe nga ENQA vetëm sa e konstaton gjendjen alarmante jo vetëm ne AKA por edhe ne shoqërinë tone ne përgjithësi. Dëmi është i madh, gati i pa riparueshëm, duke filluar nga studentet tanë, diplomat e te cilëve do te jen krejt te pavlera jashtë Kosovës e deri te dëmtimi i imazhit te AKA e rrjedhimisht edhe i Kosovës ne rrugën e saj te integrimeve evropiane”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com