BallinaRegjionaleDrenas‘Tigrat e Zi’ nuk e duan Munishin, kontestojnë logon e klubit (FOTO)

‘Tigrat e Zi’ nuk e duan Munishin, kontestojnë logon e klubit (FOTO)

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Tifozët e Feronikelit, ‘Tigrat e Zi’ nuk e duan Ismet Munishin që ta drejtojë skuadrën. Ata thonë se tekniku prishtinas në vitin 2015 e kishte ofenduar klubin e tyre dhe tifozerinë.

Për këtë arsye, tifozët nga Drenasi duan rikthimin e Zekirija Ramadanit në postin e trajnerit të skuadrës, shkruan Gazetasheshi.com.

“Ne nuk e dëshirojmë Ismet Munishin në skuadër, pasi i njëjti në vitin 2015 ka shar klubin tonë të zemrës dhe tifozerinë tonë. Ne dëshirojmë prapë kthimin e Zekirija Ramadanit për shkak se ai ka dhënë maksimumin për klubin tonë”, thuhet nga grupi i tifozëve.

Ndryshe, ata janë kundër logos së re, që sipas tyre, nuk simbolizon asgjë.

“Gjithashtu jemi kundër logos së re për shkak se ajo nuk ka kurrfarë kuptimi. është dashur të jetë ajo logo që ishte qe 44 vjet. Të gjithë qytetarët dhe ne si grup jemi kundër kësaj logoje me maca e luana”, përfundon mesazhi i anëtarëve të ‘Tigrave të Zi’ i ardhur te Gazetasheshi.com.

Ndryshe, Feronikeli dje është mposhtur 1:0 nga Liria në Prizren.

Logo e vjetër e klubit që e duan tifozët

Related image

Logo e re që e kontestojnë tifozët

Image result for kf feronikeli

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz