Ganimete Abazi – Ganja, është njëra ndër këngëtaret tona e cila cilësohet për zërin dhe pamjen e mirë që e ka. Ganja është një këngëtare e cila ka lind dhe është rrit në Prishtinë.
Ajo prej se ka qenë e re është marr me muzikë, por famën më të madhe e ka arrit viteve të 90-ta.
E më pas edhe vitet e 2000-ta i ka vazhduar suksesi, derisa ajo bëri një shkëputje për tu rikthyer sërish në skenë.Të gjithë keni menduar gjatë kohës kur Ganja pauzoi me këngë e klipe të reja se mos ndoshta ajo u martua e më nuk do të këndoj, por jo.
E më pas u kthye me këngë të reja, dhe u mirëprit nga fansat e saj.
Ganja edhe sot e kësaj dite vazhdon ta mbaj statusin e saj “single”, ajo akoma është beqare dhe nuk është martuar. Arsyeja është se sigurisht akoma nuk i ka trokitur fati në derë këngëtares bukuroshe./Kosovarja/

