Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kritikuar cilësimet e grupit të pakënaqur, të cilët e kanë quajtur Kurtin, si njeri autoritar.
Ai në një debat në Rubikon, iu drejtua Dardan Molliqajt, me fjalët: si mund të jetë autoritar një person i cili për çdo vendim të ka pyetur, dhe vendimet i keni marrur bashkë.
Konjufca ka shtuar se ka pasur raste kur Molliqaj, ka marrur vendime krye në vetë, gjë të cilën nuk e ka bërë Kurti.
“Dardani e njeh Albinin, aq sa e njoh unë. Albini kurrë s’ka marrë vendime vetë dhe krye në vete. Ai vepron me bashkpunëtor, kjo është përvoje jëmë 11 vjeçare me të. Ti çdo vendim e ke marrë bashkë me Albinin. ti je kon aty, bashkë me Albinin dhe Visarin. Kurrë Albini s’ka marrë vendim pa ty. Qikjo përvojë është shumë e rëndësishme për mu. Nëse e akuzon një njeri për auroritarizëm, nuk është korrekte, kur vendimet i keni marrur bashkë. Unë nuk e ndaj këtë mendim me ty sa i përket Albin Kurtit. Dardan, ti e din mirë që Albini gjithë t’ka pyet, edhe nëse i ke thënë jo, ai kurrë s’ka marrë vendim krye në vetë”, ka thënë Konjufca./Insajderi.com


