BallinaSportShitjet më të shtrenjta të Bayernit, Shaqiri në mesin e tyre

Shitjet më të shtrenjta të Bayernit, Shaqiri në mesin e tyre

Të ngjajshme

S’gabon Nkunku nga penalltia, Milani në epërsi

Milani ka shënuar golin e epërsisë ndaj Genoas. Është francezi...

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Monumenti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçanik është...

Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tre vetura janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare...

Bayern Munich njihet si njëra nga skuadrat që nuk lejon largimin e yjeve të nga ‘Allianz Arena’.

Rekordmenët e Gjermanisë kanë arritur gjithmonë t’i mbajnë lojtarët më të mirë në radhët e veta.

Por disa nga lojtarët e larguar nga klubi gjerman nuk është se janë paguar shumë.

Kësisoj mediat gjermane kanë radhitur 10 futbollistët më të shtrenjtë të larguar nga Munichu.

I pari në listë është braziliani Douglas Costa që iu bashkua Juventusit verën e kaluar për 40 milionë euro.

Xherdan Shaqiri dhe Mario Mandzukic (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Në pozitën e dytë ndodhet Toni Kroos që në vitin 2014 iu bashkua Real Madridit për 25 milionë euro, ndërsa me po të njëjtën shumë u transferua edhe Owen Hargreaves në Manchester United.

Mario Gotze zë pozitën e katërt pas rikthimit në Dortmund për 22 milionë euro, ndërsa po aq para pagoi edhe Atletico Madrid për Mario Mandzukicin.

Juventusi pagoi 17 milionë euro për rikthimin e Mehdi Benatias në Serie A, ndërsa një milionë më pak i kushtoi Wolfsburgut mesfushori brazilian Luiz Gustavo.

Shaqiri duke festuar një gol me fanellën e Interit. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Në pozitën e tetë ndodhet Mario Gomez që iu bashkua Fiorentinës për 15,500,000 euro në vitin 2013.

E në mesin e transferimeve më të shtrenjta ndodhet edhe Xherdan Shaqiri që iu bashkua Interit për 15 milionë euro, ndërsa top-10 e përmbyllë danezi Hojbjerg që u transferua në Southampton. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz