back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeThaçi në Sofje, takon presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin malazez Markoviq (Foto)

Thaçi në Sofje, takon presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin malazez Markoviq (Foto)

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Sofje ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, dhe atë të Malit të Zi, Dushko Markoviqin.

- Advertisement -

Ky takim u zhvillua në kuadër të takimit të punës së liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në foton e siguruar nga KosovaPress, Thaçi, Vuçiqi, Markoviqi dhe shefi i kabinetit të Thaçit, Bekim Çollaku shihen duke biseduar në një tavolinë.

Në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe krerëve evropianë do të bisedohet për perspektivën evropiane të rajonit.

Ndërkaq, si kusht kryesor për Kosovën dhe Serbinë nga Bashkimi Evropian është vendosur kriteri i normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Ky takim duket ta këtë funksion, meqë gjatë ditës së sotme mediet kanë raportuar në një takim të mundshëm në mes të Thaçit dhe Vuçiqit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz