Rreth orës 17:00 dje në Aeroportin e Prishtinës, është gjetur e vdekur një grua, 76-vjeçare.
Rastin policia e ka konfirmuar, por pa dhënë detaje të tjera.
Express merr vesh nga dëshmitarët e rastit se e moshuara ka ndërruar jetë para djalit të saj.
Ajo ishte duke udhëtuar nga Bazeli i Zvicrës për në Prishtinë.
Inicialet e viktimës janë R.S.



