Derisa ka nisur seanca për Demarkacionin, deputetët e Vetëvendosjes, përkatësisht deputetët nga dy grupet e ndara të kësaj partie, janë çuar në këmbë për të diskutuar diçka. Nga pamjet e Kuvendit shihej se deputeti Visar Ymeri dhe Albin Kurti e Albulena Haxhiu po debatonin për diçka.
Deputetët e dy grupeve të Vetëvendosjes, nuk kanë biseduar mes vete pa nisur seanca, por pasi kjo filloi, Albulena Haxhiu, përkrahëse e Albin Kurtit, ka shkuar për të diskutuar te Visar Ymeri e Dardan Molliqaj.
Nga pamjet e Kuvendit, fytyra e Ymerit dhe Haxhiut nuk shihen aspak te relaksuara teksa diskutojnë mes vete. Nuk dihet çka bisedojnë, por dihet që deputetja Haxhiu kishte filluar të mbledhë nënshkrime për formimin e një Komisioni parlamentar që do ta hetonte Marrëveshjen e Demarkacionit. Tre deputetë të krahut të Molliqajt nuk ia kanë dhënë këto nënshkrime. /Express/



