BallinaLajmePDK u bën thirrje kundërshtarëve të demarkacionit që nesër të votojnë pro

PDK u bën thirrje kundërshtarëve të demarkacionit që nesër të votojnë pro

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se koalicioni qeverisës do të jetë unik në votën pro demarkacionit.

Ai, nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka thënë se nesër e kanë hapësirën ta votojnë demarkacionin edhe ata që e kanë kundërshtuar, shkruan Periskopi.

“Ata që e kanë kundërshtu këtë marrëveshje, e kanë hapësirën e mjaftueshme për ta votu dhe ne besojmë se do të shkojmë unik edhe si koalicion, jo veç si PDK”, ka thënë ai para mediave.

Përkundër kësaj, një deputet i PDK-së e ka kundërshtuar ratifikimin e demarkacionit.

Nait Hasani ka shprehur qëndrimin e tij të hapur kundër kësaj marrëveshjeje.

Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit vazhdon nesër në orën 10:00. /Periskopi/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz