BallinaLajmePresidentit Thaçi dekoron me Medaljen e Pavarësisë familjen e komandant Drinit

Presidentit Thaçi dekoron me Medaljen e Pavarësisë familjen e komandant Drinit

Të ngjajshme

Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po bëhet nënë për...

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

Presidenti Hashim Thaci ka dekoruar sot me Medaljen e Pavarësisë të vejën dhe dy djemtë e ish komandantt të UÇK’së, Ekrem Rexha, i njohur si komandant Drini.

Dekoratën për komandantin e vrarë e kanë marrë e veja e tij dhe dy djemtë e tij.

Image may contain: 4 people, people smiling, suit

“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaci në Facebook.

“ Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant “Drini” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në postimin e presidentit.

Komandant Drini ishte vrarë para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Për vrasjen e tij ishte mbajtur një proces gjyqësor ku ishte dënuar Gjenerali Sali Veseli me dhjetë vjet heqje lirie.  Por, vendim ky i cili një vit më vonë nga Gjykata Supreme e Kosovës, e udhëhequr nga gjykatës ndërkombëtar, ishte hedhur poshtë duke shpallur si të pafajshëm gjeneral Veselin. Vrasja e Drinit që nga viti 2001 ka qenë objekt akuzash ndërmjet “pacifistëve” dhe krahut të luftës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz