BallinaLajmeQeveria dënon sulmin mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në...

Qeveria dënon sulmin mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg

Të ngjajshme

Njihuni me të dashurën e Alis: Jo vetëm partnere, roli i saj në këngën e Eurovisionit

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026, Alis, vazhdon rrugëtimin...

Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimi Evropian, Marta Kos, ka...

Origjina e Kristofor Kolombit vihet në dyshim

Një analizë e re e ADN-së, e kryer mbi...

Mrekullisht, Dajana Kalo nis rikupërimin

Më në fund kemi lajme të mira dhe pamje...

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e sulmit mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg, si dhe shkatërrimin e Stemës së Republikës së Kosovës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i Konsullatës.

Sulmi që ndodhi në fundjavën e kaluar mbi Konsullatën e Përgjithshme dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore, është një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës.

Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti dhe duke vlerësuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze, kërkon nga ato që të zbulojnë dhe të kapin autorët si dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz