BallinaLajmePolicia gjen drogë me thasë dhe para të falsifikuara në Graçanicë, arrestohen...

Policia gjen drogë me thasë dhe para të falsifikuara në Graçanicë, arrestohen dy persona

Të ngjajshme

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl...

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Policia zhvillojnë aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit...

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën në Gracanicë dy të dyshuar serbë, një mashkull dhe një femër, gjatë kontrollit në një lokal në këtë komunë, ku gjeten dhe konfiskuan thasë me drogë të llojit mariuhanë dhe para të falsifikuara.

“Gjatë realizimit të operacionit policor, gjatë kontrollit në një lokal në Graçanicë, ka rezultuar që në posedim të një të dyshuari mashkull kosovar serb dhe një femre/serbe shtetase e Serbisë, janë gjetur dhe konfiskuar të mbushur në thasë, sasi e dyshuar e substancës narkotike (dyshohet të jet e llojit marihuanë, pesha e së cilës pas matjes rezulton të jet mbi 13 kilogram-saktësisht 13 kg e 095 g), pastaj janë gjetur para që dyshohen të jenë të falsifikuara, një  DVR që ka monitoruar lokalin, një  sprej i syve dhe një shufër plastike”, ka njoftuar Policia e Kosovës për aksionin e një ditë më parë të njësitit të saj antidrogë.

“I dyshuari mashkull K/Serb pas intervistimit me vendim të  prokurorit dërgohet në  mbajtje, ndërsa e dyshuara femër serbe, shtetase e Serbisë pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në  procedure të rregullt për procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftim. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz