Kryetarët e komunave Skenderaj dhe Drenas, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kanë pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim u nënshkrua memorandum mirëkuptimi për mbështetjen e projekteve infrastrukturore.
Poashtu u nënshkrua marrëveshja nga Kryetari Jashari dhe homologu i tij Lladrovci, për vazhdimin e asfaltimit të rrugës me katër korsi, Skenderaj-Drenas Komoran.
Marrëveshje këto që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Skenderajt dhe shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës së Skenderajt./Drenicapress.info/