back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeMiku i vjetër i Hashim Thaçit “kërcënon” Kadri Veselin: do të hyj...

Miku i vjetër i Hashim Thaçit “kërcënon” Kadri Veselin: do të hyj në Kuvend dhe do ta shkyej…

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

“Kadri, kur të vi edhe një herë në kuvend nuk do të kërkoj falje më”.

Kështu u shpreh Bajram Hoti në kanalin e tij të Facebookut, si kundërpërgjigje e deklaratës së sotme të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ku tha se “Presidenti Rugova do të kujtohet gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm për Pavarësinë e Kosovës”.

Bajram Hoti është njeriu që e largoi fotografinë e Rugovës nga holli i Kuvendit të Kosovës, në verën e vitit 2016 dhe njihet edhe si mik i vjetër i Presidentit Hashim Thaçi gjatë kohës së studimeve dhe veprimtarisë së përbashkët politike.

“Largoje fotografin e Ibrahim Rugovës, se do e largoj prapë, dhe nuk do të kërkoj falje më për prishjen e rendit brenda Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Bajram Hoti sot.

“Bazuar në deklaratën shpresëdhënëse të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për një President të përbashkët dhe kundërshtimin titist të LDK-së se kjo është e papranueshme më bën të hy prapë në Kuvend e t’ia shkyej foton e kryetarit Ibrahim Rugova. Por një gjë dua t’ia them Kadri Veselit dhe t’ia përkujtoj se ngritja e personalitetit të Rugovës në këtë përvjetor na bën të ndjehemi keq. Sheshi Rugova nuk duhet të bëhet pengesë për sheshin Skënderbeu. Fotografia e Rugovës i jep shije të keqe sheshit Zahir Pajaziti! Hiqni këto pengesa se i heqi unë dhe nuk të kërkoj falje më”, ka shkruar ai.


Të Fundit

Sport

ShowBiz