Ndeshja Drenica – Besa e cila përfundoj me rezultat 2-2, ka dhënë edhe paknaqësi të shumta te skuadra nikoqire, shkruan futbollikosovar.com.
Sot Komisoni i Garave në FFK, ka lëshuar disa vendime, ku në ‘zoom’, gjindet drejtori sportiv i Drenicës, Tahir Lushtaku.
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE: Ndaj drejtorit sportiv të KF “Drenica”, Tahir Lushtaku (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë brenda vijave kufizuese – në fushë, duke shkuar në drejtim të referit kryesor të ndeshjes F.Tahiri, duke sharë dhe ofenduar me fjalët më të rënda ekzistuese (familje etj…) në ndeshjen KF Drenica – KF Besa, e zhvilluar në Skenderaj me datë 18.02.2018, sipas raportit të referit dhe personave zyrtarë të ndeshjes, njofton faqja zyrtare e FFK-së.