BallinaShqiptareKush është Sokol Mujaj? Shkaktari i aksidentit tragjik në Shkodër

Kush është Sokol Mujaj? Shkaktari i aksidentit tragjik në Shkodër

Të ngjajshme

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë mbrëmë në Shkodër, ku tre anëtarë të familjes Preka kanë humbur jetën, ndërsa nëna e fëmijëve dhe vajza 10-vjece janë në gjendje të rëndë.

Familja Preka udhëtonte me një automjet të tipit “Alfa Romeo” është përplasur me një fuoristradë dhe sipas të gjitha shenjave paraprake, ka qenë parakalimi i gabuar i kësaj të fundit që ka shkaktuar aksidentin.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se makinën e tipit “fuoristradë” e drejtonte shtetasi Sokol Mujaj, 49 vjeçar ndërsa pasagjer ishte 50 vjeçari Ndrek Gjergji.

Mësohet se Sokol Mujaj ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai është arrestuar në vitin 2014 për trafik raketash nga Mali i Zi drejt Shqipërisë dhe u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 8 vite burg.

Mujaj kreu vetëm 6 vite burg, pasi në vitin 2010 ai përfitoi nga amnistia e Presidentit Topi që i fali atij vitet e mbetura në burg.

Sokol Mujaj është në spital ku po mer kujdesin intensiv të mjekëve pas aksidentit të rëndë. /albeu.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz