BallinaLajmeKjo është arsyeja pse RTK ndërpreu transmetimin e koncertit

Kjo është arsyeja pse RTK ndërpreu transmetimin e koncertit

Të ngjajshme

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka...

Hasani: Me LVV-në PDK-ja në koalicion asnjëherë

Nait Hasani tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej...

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Radio Televizioni i Kosovës ka ndërprerë transmetimin direkt të koncertit të Rita Orës pa kurrfarë sqarimi. Por, një sqarim pse ka ndodhur kjo e ka dhënë redaktori përgjegjës, Lorik Arifaj. Ai në një postim në Facebook ka treguar se RTK ka pasur të drejtë t’i transmetojë vetëm dy këngë të Rita Orës. Mirëpo, KTV ka transmetuar thuajse të gjithë koncertin.

Ky është njoftimi i plotë i tij në Facebook:

Te nderuar po e shoh se perkunder paralajmerimeve ne RTK se kemi siguruar te drejten vetem te dy kengeve te Rita Ores, njerez te pa informuar dhe qellimkeqinj po mundohen me shpifje ta njollosin RTK-ne. Rita Ora ka kontrate ne Kompanine WARNER.

Si e tille nuk ka te drejte qe te kendoje dhe kenget e saj te transmetohen ku te do sepse ka marreveshje per te drejtat e autorit. Para se te merreni me shpifje lexoni ligjin per te drejtat e autorit e poashti edhe lexoni per gjobat qe mund te pasojne ne rast se shkelet marreveshja.

RTK bashke me Kompanine AMC ka arritur marreveshje me shkrim me ËARNER per keto 2 kenge te cilat ËARNER nuk ka lejuar te transmetohen as ne satelit, as ne Youtube e as ne rrjetet sociale por vetem ne territorin e Kosoves (Free To Air).

Po ua bashkangjes komunikimin e fundit me email.

P.S. RTK dhe AMC posedojne kontrate me shkrim per transmetimin e sontem andaj cdo transmetim tjeter televiziv eshte bere ilegalisht andaj ata qe e bene i dijne pasojat dhe dote ballafaqohen me to.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz