BallinaSportKy klub i ka tifozët më besnikë në trojet shqipëtare (FOTO)

Ky klub i ka tifozët më besnikë në trojet shqipëtare (FOTO)

Të ngjajshme

Nuk është se nuk e kemi dëgjuar, por tashmë faktohet për të hyrë në histori. Klubi shqipëtar Shkëndija nga Tetova ka një tifozeri të flaktë që bën të flitet kudo, por të Mërkurën kundër Vardarit ata kaluan të gjitha limitet e lojaliteti ndaj klubit.

Në fakt, ndeshja e paraparë për të Mërkurën me fillim në ora 14:00 u vu në rrezik për shkak të borës së madhe që kapoli Tetovën dhe rrethinën, ndërsa thirrjes së klubit ju përgjigjën dhe tifozët të cilët kanë ndihmuar në pastrimin e terenit vetëm e vetëm që ndeshja të mos shtyhet.

E Mërkurë, ditë pune në Maqedoni, luhet derbi Shkëndija-Vardari ndërsa mbi 8.000 shikues përkrahën kuqezinjtë edhe atë në kushte katastrofale. Mbi 3.000 shikues të vendosur përballë tribunës qëndrore gjatë gjithë takimi kanë qëndruar në këmbë për shkak të ujit dhe borës që bënin të pamundshëm uljen në tribuna. Për të hyrë në stadium ku infrastruktura mungon duhet ta sakrifikosh dhe të rrezikosh në maksimum përlyerjen e këpucëve dhe pantallonave e gjithcka tjetër, por asgjë nuk i ndaloi 8mijë tifozët e Shkëndijës për ti dhënë përkrahjen klubit në barazimin 1:1 ndaj rivalit Vardar nga Shkupi.

Ballistët të pandalshëm gjatë gjithë takimit, duke i dhënë zemër klubit dhe në momentet më delikate. Padiskutim që rikonstruimi i stadiumit përbën thelbin e kthimit të falemenderimit për këta tifozë nga ana e klubit të Shkëndijës, këta tifozë padiskutim që meritojnë më shumë.

/Shqipëria.ch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz