back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeVeseli me Drejtorin për Zgjerim të BE-së: Agjenda evropiane mbetet prioritet yni

Veseli me Drejtorin për Zgjerim të BE-së: Agjenda evropiane mbetet prioritet yni

Të ngjajshme

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit ng radhët e Lidhjes...

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

A dështoi VAR-i në Superligën e Turqisë? Ky gol nuk ju pranua sulmuesit të Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces është duke luajtur ndaj Trabzonsporit, ndeshjen...

Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë

Komuna e Obiliqit ka ndryshuar rrënjësisht nën udhëheqjen e...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim, Christian Danielsson, si dhe drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting, me të cilët ka diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe përfshirjen e Kosovës në Strategjinë për Zgjerim të BE-së.

Kryeparlamentari Veseli i njoftoi zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian me gjendjen e përgjithshme në Kosovë, hapat që ka bërë dhe që po bënë Kosova në rrugën e saj të integrimit, duke përmbushur kriteret e parapara në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Kreu i Kuvendit potencoi vendosmërinë e Kosovës për të vazhduar rrugën e saj përpara në agjendën evropiane dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve që ajo ka para vetes.

“Agjenda evropiane mbetet prioritet yni, për të cilin kemi konsensus të plotë brenda spektrit politik. Kosova do të vazhdojë t’i përmbushë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe është duke bërë reformat e nevojshme në këtë drejtim”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim në BE, Christian Danielsson, tha se Kosova ka perspektivë të sigurt për tu bërë pjesë e familjes evropiane dhe Strategjia e Zgjerimit ka konfirmuar gatishmërinë e BE-së për t’i ofruar Kosovës bashkëpunim dhe mbështetje në rrugën e saj integruese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz