back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeMinistri i Financave jep një lajm për rritjen e pagave

Ministri i Financave jep një lajm për rritjen e pagave

Të ngjajshme

Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen...

Thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, ka bërë thirrje të...

Kapen 215 kg substanca narkotike në Janinë, shqiptarja përplaset me policinë

Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Departamenti...

I mituri nga Fushë-Kosova raportohet se u dhunua në Ferizaj- Policia jep detaje nga rasti

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin...

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka folur sot rreth moszbatimit të vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave për qeveritarët.

Në një konferencë për media, të mbajtur me rastin e vizitës së zëvendësdrejtorit menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Tao Zhang, Hamza ka thënë se “duke respektuar në plotësi rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese, ky vendim nuk ka prodhuar efekt financiar”.

“Ky vendim nuk është zbatuar në dhjetor e as në janar. Tani është pezulluar vendimi deri të qartësohet situata”, ka shtuar Hamza.

Pagat e qeverisë janë caktuar me vendim. Qëndrimi im është që kjo cështje të rregullohet me ligj. Ka anomali brenda nivelit të pagave prej atyre që marrin pagë nga shteti”, ka vlerësuar ministri.

“Zgjidhja e duhur është miratimi i ligjit për reformë në administratë publike. Kjo situatë nuk zgjidhet me vendimi të Kushtetueses por me aprovim të ligjit për reformë në administratë publike”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, shteti i Kosovës ka nevojë për sundim të ligjit, reforma në arsim dhe shëndetësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz