back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeE konfirmon Policia: Është vjedhur flamuri i Kosovës, që duhej të vendosej...

E konfirmon Policia: Është vjedhur flamuri i Kosovës, që duhej të vendosej te “Rrethi”

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se flamuri shtetëror i Kosovës, i cili do të duhej ta zëvendësonte sonte flamurin kombëtar shqiptar te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës, është vjedhur.

Derisa zjarrfikësit po bëheshin gati ta nxirrnin flamurin shtetëror nga një veturë në të cilën po mbahej, ai është zhdukur.

Në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se personat përgjegjës për vendosjen e flamurit të Kosovës te “Rrethi” e kanë njoftuar Policinë se dikush ua ka marrë flamurin.

Borovci ka thënë se për këtë incident ende nuk është hapur rast në Polici.

Ndërkohë, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas gati dy orëve përpjekje, është arritur që të zbritet në tokë flamuri kombëtar te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës, që më pas të zëvendësohet me flamurin shtetëror të Kosovës.

Menjëherë pas heqjes së flamurit të Shqipërisë kanë reaguar ashpër disa qytetarë, teksa policia është detyruar ta largojë njërin prej tyre me forcë.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar që ta zbatojnë urdhrin e kryeministrit Ramush Haradinaj që flamuri i Kosovës të ngrihet sonte.

Mosfunksionimi i një mekanizmi për uljen e flamurit ka bërë që të thirren zjarrfikësit, për të ndihmuar në vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës.

Autoritetet kanë thënë se janë të vendosura ta përmbushin urdhrin e Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për vënien e flamurit gjatë natës së sotme.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vite më parë e kishin larguar flamurin e Kosovës, për ta vënë atë të Shqipërisë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz