BallinaSportFundjavë futbollistike, shqiptarët "shpërthejnë" në gola

Fundjavë futbollistike, shqiptarët “shpërthejnë” në gola

Të ngjajshme

Shoqërohet në polici një 32-vjeçare në Ferizaj, kanosi zyrtarin komunal në Instagram

Një grua 32-vjeçare është shoqëruar nga Policia Rajonale e...

Dyshohet se kërcënoi një zyrtar komunal, shoqërohet në polici 32-vjeçarja në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe...

Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje publike...

Kjo fundjavë ka rezultuar pozitive për lojtarët me origjinë shqiptare, që kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre. Siparin e ngriti Sokol Çikalleshi. Sulmuesi kavajas i aktivizuar nga tekniku Buz në minutën e 52-të, e shpërbleu besimin e trajnerit 50 vjeçar, duke shënuar dy herë, në barazimin 3 me 3 që Osmanlispor arriti përballë Goztepe.

Nga Super Liga turke tek Premier League angleze ka shumë diferencë, por fundjava në gadishull ka folur “shqip”. Xherdan Shaqiri shënoi një gol spektakolar në barazimin 1 me 1, që Stoke City mori përballë Brighton.

Golin e gjeti dhe Eros Grezda, por që nuk i shërbeu Osijek për të marrë të paktën një pikë, pasi u mundën 4 me 2 nga Dinamo Zagreb.

Pas golave në FA Cup, sulmuesi i përfaqësueses kosovare Atdhe Nuhiu kaloi në avantazh Sheffild Ëed, me këta të fundit që barazuan 1 me 1 në transfertën e Barnsley.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz