back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Çështja mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhet përfundimisht më 2019

Haradinaj: Çështja mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhet përfundimisht më 2019

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Kryeministri Ramush Haradinaj nga Washingtoni, ku po qëndron për vizitë, ka vlerësuar të arriturat e Kosovë në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë.

- Advertisement -

Në intervistë për RTV21 ai ka thënë se rruga deri te shpallja e pavarësisë nuk ka qenë e lehtë por edhe 10 vitet e Kosovës shtet kanë qenë mjaft sfiduese.

I pari i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj pret që deri më 2019 të zgjidhen të gjitha çështjet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Deri më 2019 do të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi. S’mundet me mbet kështu. Ju po e shihni që jemi të gjithë të bllokuar. BE’ja është e bllokuar me ne. Ne jemi vetvetiu të bllokuar në marrëdhëniet në rajon. Por jo vetëm ne edhe Serbia dhe të gjithë të tjerët do të bllokohen nga mos gjetja e një zgjidhje”, tha Haradinaj.

Sipas tij, gjendja aktuale e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë po mban peng gjithë Ballkanin dhe mund të kthejë veprimet e të kaluarës.

“Pra mos arritja e njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta mban Ballkanin peng edhe mund ta riciklojë të kaluarën”, u shpreh kryeministri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz