BallinaLajmeKomuna e Drenasit publikon agjenden me rastin 10 vjetrit të Pavarësisë së...

Komuna e Drenasit publikon agjenden me rastin 10 vjetrit të Pavarësisë së Kosovës

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka njoftuar se...

Ish-trajneri i Barcelonës njofton largimin nga skuadra e tij

Një ish-trajner i Barcelonës ka njoftuar largimin nga skuadra...

SHBA godet rrjetin kibernetik iranian – Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion...

Valverde jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Athletic Bilbao

Ernesto Valverde ka njoftuar se periudha e tij e...

Vrasjet e zyrtarëve të lartë iranianë, reagon Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei,...

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosoës edhe komuna e Drenasit është e ngjedhur me aktivitet.

Kjo komunë ka bërë publike aktivitetet e saja, të cilat për lexuesit e saj i sjell Drenicapress.

AGJENDA E AKTIVITETEVE KOMUNALE ME RASTIN E 10 VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

8 shkurt 2018

Dekorimi i qytetit me flamuj shtetëror e kombëtar dhe me banderola.

9 shkurt 2018

Në ora 11:00, vendosja e ikonës së 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.

15 shkurt 2018

Në ora 10:00, organizohet Turnir në futboll të vogël, në Palestrën e Sporteve në Drenas.

Në ora 14:00, organizohet Turnir në volejboll për vajza në Palestrën e Sporteve në Drenas.

16 shkurt 2018

Në ora 12:00-13:00 në të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit do të organizohen programe kulturo-artistike kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në të gjitha shkollat e Komunës së Drenasit ora e parë e mësimit t’i kushtohet rrugëtimit deri te Pavarësia e Kosovës.

Në ora 18:00, Koktej me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që do të mbahet në restaurantin “Dijamant”, në Drenas.

17 shkurt 2018

Në ora 10:00-15:00, në Sheshin “Fehmi dhe Xhevë e Lladrovci” në Drenas organizohet ekspozita e piktorëve dhe skulptorëve.

Në ora 10:00, Kryetari Lladrovci dhe zyrtar komunal do të vendosin kurora me lule në varrezat e dëshmoreve në Prekaz, Polac, Gllanasellë dhe Likoshan.

Në ora 14:00, Seancë solemne e Kuvendit Komunal për nder të Ditës së Pavarësisë.

Në ora 15:00, në Sallën e Kulturës mbahet Koncerti Festiv me rastin e 10-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe ndarja e dekoratave për personalitete të lëmive të ndryshme.

Drenas, më 08.02.2018 Këshilli Organizues i komunës së Drenasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz